Çfarë po ndodh tek Covid 2?/ Mjeku “shkund” politikën”: Zgjohuni se nesër do të jetë shumë vonë!

Share

Mjeku i Urgjencës Dritan Koçiaj ka ngritur alarmin se kapacitetet spitalore për të sëmurët me Covid janë tejmbushur tashmë.

Në një thirrje të fortë, dërguar kryeministrit Edi Rama, Komitetit të Ekspertëve, Ministres Ogerta Manastirliu, Koçiaj thotë se në spitalin COVID 2 janë 6 autoambulanca plot me pacientë në orën 3 të mëngjesit.

“Vende në urgjencë dhe në pavione nuk ka”, thotë mjeku.

Thirrje publike.

Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi.

Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente.

Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka.

Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.

Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy.

Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.

Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone.

Po kolapsohet sistemi.

Cdo jete vlen.

Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.

Dritan Kociaj mjek.

 


Share

Komente