“Çfarë të bëra?!” 11-vjeçari plagoset nga oficeri pasi kërkoi ndihmën e policisë
Një 11-vjeçar nga Missisipi është plagosur me armë zjarri nga një oficer. Djali kërkoi ndihmën e policisë, pasi kjo ju kërkua nga nëna e tij e cila ishte e shqetësuar nga sjellja e babait të njërit prej fëmijëve të saj, pasi ky i fundit kishte shfaqur sjellje agresive.
kur oficeri shkoi në ndihmë të familjes, u bëri thirrje që të gjithë të dilnin jashtë, mirëpo në momentin kur 11-vjeçari doli, ai shkrehu armën duke e plagosur Aderrien në gjoks.
“Pse më qëlloi? Çfarë bëra? ishin fjalët e vogëlushit, ndërkohë që filloi të qante nga dhimbjet dhe frika.
Ai u dërgua menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe për fat të mirë, djali tashmë është në gjendje të qëndrueshme.
Nga ana tjetër, nëna e tij ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të oficerit të pakujdesshëm, i cili ishte vlerësuar edhe si oficeri më i mirë i departamentit, por policia e ka refuzuar kërkesën e saj.
Për këtë çështje është parashikuar që të shtunën të zhvillohet edhe një protestë përpara departamentit të policisë Indianola.
LEXONI GJITHASHTU:
Asgjësohen mbi 1 mijë fidanë kanabis në Shkodër, 2 të arrestuar, 2 në kërkim
VIDEO| Fëmijë që qajnë dhe të frikësuar, avioni ulet në aeroport me derën hapur