“Çfarë turpi është ky shtet, më vjen për të vjellë”/ Erik Lloshi i revoltuar: Shpallen fituesit pa u bërë festivali

Share

Festivali i 59 i Këngës është në prag dhe shumë nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare kanë marrë pjesë me këngët e tyre.

Në këtë kompeticion janë përzgjedhur 26 këngëtarë nga juira e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, të cilët kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.

Ndër artistët që janë klasifikuar në këtë grup janë, anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Erik Lloshi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj. Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.

Por këngëtari Erik Lloshi ka treguar i revoltuar pakënaqësinë e tij në këtë festival. Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i ka pritur ai dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai shpreh gjithë revoltën e tij.

Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe kurvëria. Muzika ka vdek me kohë. S’ja vlen më.”- shkruan ai.

erik

Në një prononcim për “Iconstyle.al”, Erik Lloshi është shprehur se kjo deklaratë e tij i drejtohet organizatorëve të festivalit, të cilët e kanë shpallur fituesin ende pa u bërë festivali./ CNA.al


Share

Komente