Charles Leclerc, pozitiv me koronavirus

Share

Charles Leclerc ka dalë pozitiv me Covid-19. Piloti i Ferrarit e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet Instagramit, duke shpjeguar se aktualisht ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij në Monte Karlo.

“Kam simptoma të lehta. Tani do t’i nënshtrohem kontrolleve të shpeshta, siç parashikojnë protokollet e skuadrës”, u shpreh Leclerc.

Piloti shpjegoi se pasi kishte qenë në kontakt me një person pozitiv, u izolua menjëherë dhe tampon që bëri, doli pozitiv.

Sezoni i ri i Formula 1 do të nisë në 26 mars, me Çmimin e Madh të Bahreinit.


Share

Komente