CIA mohon provat se Rusia po shqyrton përdorimin e armëve bërthamore

Shpërndaje lajmin

Kreu i Agjensisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA), William Burns ka deklaruar se deri më tani nuk ka prova praktike të Rusisë që të planifikojë për vendosjen ose përdorimin potencial të armëve bërthamore në Ukrainë.
Burns e bëri këtë deklaratë gjatë një konference të zhvilluar nga Financial Times, pas njoftimit të Rusisë se do të vendoste në përdorim armën bërthamore në alarmin më të lartë pas pushtimit të Ukrainës, raporton Brazil Postsen.
“Ne nuk shohim, si një komunitet inteligjence, prova praktike në këtë kohë të planifikimit rus për vendosjen, apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore taktike”, tha Burns.
Burns tha se shërbimet inteligjente janë të fokusuara duke qenë se kjo lëvizje e Rusisë nuk mund të kalohet kaq lehtë.
Pas këtij fjalimi, Drejtori i CIA-s doli në konkluzionin se Putin është në atë pikë sa beson se nuk mund ta përballojë humbjen.
“Ai është në një gjendje mendore ku nuk beson se mund të përballojë humbjen dhe është i bindur në këtë pikë se dyfishimi do ta lejojë atë të ecë përpara”, tha Burns.
LEXONI GJITHASHTU

Zelenski: Rusia mendon se nuk do ndëshkohet pasi ka armë bërthamore
S’do përdorim armë bërthamore në Ukrainë, thotë ministri Lavrov

Leave a Reply

Your email address will not be published.