January 14, 2022

Çifti në gjumë, hajnat ziejnë dhe ushqehen të qetë në kuzhinë

Shpërndaje lajmin

Ndodh edhe kjo: Të shtyrë nga uria ose ndonjë arsye tjetër, dy persona kanë hyrë në një apartament herët në mëngjes të shtunën. Atje kanë ngrohur dhe pastaj e kanë ngrënë ushqimin e gatuar paraprakisht nga të zotët e shtëpisë, shkruan 20minuten.ch.

Kjo ka ndodhur rreth orës 2.45 të mëngjesit, në Walenstadt SG, sipas një raporti nga policia e kantonit St. Gallen.

Dy personat kanë hapur pako të ndryshme ushqimore dhe kanë ngrënë pjesën më të madhe nga to.

E zgjuar nga zhurma, zonja e shtëpisë u është drejtuar të dy burrave, transmeton albinfo.ch. Në fillim ata kanë  vazhduar të ngrohnin dhe të konsumonin ushqimin pa u shqetësuar. Ata kanë ikur në një drejtim të panjohur vetëm kur në kuzhinë ka hyrë edhe burri.

Policia thotë se hajnat nuk kanë vjedhur asgjë ndërsa i gjithë dëmtimi i shkaktuar ka qenë minimal: ushqimi që kanë konsumuar.

Mbetet e panjohur nëse dy burrat,  (20 deri në 30 vjeç), ishin të dehur dhe kishin humbur rrugën në apartament.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *