Çifti në Maliq në varfëri ekstreme, s’kanë para as për ilaçe
Dy të moshuar në Vashtemi të Maliqit janë duke përjetuar varfëri ekstreme.
Haxhiu dhe Feimeja janë të dy të sëmurë, njëri me astmë e tjetri me epilepsi.
Në këto ditë të ftohta dimri, varfëria ndihet më tepër në këtë shtëpi, teksa të ardhurat e vetme janë pensioni dhe kempi.
“Dru s’kemi, ngrohje s’kemi. Me lecka mbahemi, me ato të rrushit. Kishim nja dy po i dogjëm dimri është i gjatë,” – u shpreh Feimeja.
“Vështirë është si jo. Do të hajë, një pension, nuk dalin. 100 mije merr, drita, ujë. Unë marr 60 mijë lek sa për ilaçe. Nuk me dalin, aq bëjnë ilaçet. Pa bëji hesap ti,” – shtoi ajo.
Të shpeshta kanë qenë herët kur kanë ngelur dhe pa ngrënë, teksa borxhet çdo ditë e më tepër shtohen.
Për shkak të problemeve shëndetësore, Haxhiu e ka të vështirë komunikimin. Me vështirësi ai mundohet të tregojë se çfarë i duhet për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen.
“Një banjo, të lahemi. Ku të vete? Lahemi me kapaçka. Ku lahesh dot. Ato ditë që të rrojmë, të kemi një banjë, pastaj le t’i marrë kush të dojë. Të rroj e unë me gruan, se jemi të dy të sëmurë, hyn era, pa dyer, pa penxhere. Vrima vrima. Të me bëjnë këtë e një banjo,” – tha ai.
Gjërat më jetike i mungojnë dy të moshuarve të vetmuar, të cilët shoqërueset e vetme të jetës kanë skamjen, hallet dhe varfërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lozim në baltë”, të moshuarit në Durrës pa qendër ditore
Bie nga kali, humb jetën i moshuari në Kolonjë