Çifti shqiptar në Itali: Burrë e grua kapen me heroinë

Shpërndaje lajmin

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij kanë rënë në prangat e policisë italiane, tha sot policia lokale në Pagova. Ata u gjetën me 9 kilogramë heroinë dhe 30 mijë euro, njofton albinfo.ch.
Çifti 29 dhe 27 vjeç dhe djali i tyre dhjetë muajsh jetonin në Parma.
Mediet vendase raportojnë se çifti akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
Burrë e grua u arrestuan nga autoritetet italiane teksa po udhëtonin me mjetin e tyre tip “Volkswagen Polo”.
Në mjet ndodhej edhe fëmija i çiftit, 10-muajsh. Policia vendosi ta lërë në qeli 29 vjeçarin, kurse la të lirë gruan e tij e cila duhet të kujdeset për fëmijën.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe mjetin e shqiptarit nga policia efektivët e policisë sekuestruan 30 mijë euro cash të përfituara nga shitja e drogës dhe 9 kilogramë heroinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *