Shpërndaje lajmin

Një çift i emigruar nga Kosova jeton në Uttwil TG që nga viti 1996. Që nga viti 2013, tri aplikimet e bëra për natyralizim të çiftit janë refuzuar – së fundmi në maj të këtij viti, transmeton albinfo.ch.
Por aplikimet kanë dështuar për shkak të mungesës së pretenduar të integrimit social të çiftit: kjo u theksua nga shumica e pjesëmarrësve në tubimin popullor të komunës, që mbehet si pjesë e procedurës për natyralizimin e të huajve.
Sipas këshilltarit kantonal të SVP, Josef Arnold, dy kosovarët, burrë e grua ishin “absolutisht të pa integruar” dhe nuk e meritonin shtetësinë zvicerane, shkruan gazeta Thurgauzer Zeitung. Sipas gazetës, kosovarët sërish do ta kundërshtojnë vendimin për refuzim. Sipas komunës, bashkëshorti ka bërë ankesë.
Por ai vetë e mohon këtë: “Nuk do të vazhdoj dhe nuk dua të komentoj asgjë”, shkruan ai. Ai ishte befasuar që komuna kishte lëshuar një informacion të tillë, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, informacioni për procedurat private është i ndaluar qoftë dhe vetëm për arsyen e  mbrojtjes së të dhënave.
Në fillim të qershorit, 61-vjeçari kishte thënë se i ishte shterruar forca, se po hiqte dorë nga lufta për pasaportën zvicerane dhe donte vetëm të lihej i qetë.
Ndërkohë, Arnold ka fjalë të ashpra për tentativën e re të supozuar për natyralizim: “Me sa duket ata të dy ende nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë demokraci. Kuptimi i tyre për këtë është baraz me zero. Kemi arritur në një pikë të ulët në demokraci”, thotë ai për gazetën.
Çifti i kishte theksuar tashmë në të kaluarën përpjekjet e tyre për t’u integruar: “Ne kemi paguar për procesin e natyralizimit dhe kemi bërë shumë përpjekje për të ofruar dëshmi të integrimit tonë shoqëror, atë të rrethanave tona ekonomike dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, sa i përket aftësive tona gjuhësore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *