Cila është e vërteta për foton e ministrit Berset në tren, pa maskë??

Share

Ministri Federal i shëndetësisë,  Alain Berset është ulur në një kupe të klasit të parë të trenit dhe nuk mban maskë. Kjo pamje po bëhet virale aktualisht në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch. Kritikët e masave të pandemisë e akuzojnë atë si një ministër “hipokrit” që nuk u përmbahet rregullave që vetë i ka miratuar.

Por a është foto e vërtetë apo një fotomontazh? A është i përditësuar apo, siç dyshojnë disa përdorues të Twitter, nga viti 2017?

“Tribune de Geneve” ia ka dorëzuar këtë foto Departamentit të Brendshëm, shkruan 20minuten.ch. Zëdhënësi i ministrit Berset, Christian Favre, thotë se fotografia është bërë me gjasë, të premten, më 12 nëntor dhe shpjegon: “Pas një dite të gjatë dhe pas transmetimit të emisionit të  SRF “Arena “, Alain Berset më në fund pati kohë të hante një qese çips dhe të pinte diçka, përcjell albinfo.ch. Siç dihet, heqja e maskës për të ngrënë dhe pirë në transportin publik, është e lejuar.

Nën vëzhgim gjatë gjithë kohës

Christian Favre kujton gjithashtu se ministri është përpjekur të tregojë sjellje “shembullore” që nga fillimi i pandemisë. Është për të ardhur keq që një person keqdashës shfrytëzon këtë moment për të abuzuar me një foto të tillë”, vijon ai për “TdG”, transmeton albinfo.ch. “Duket vërtet absurde që njerëzit të supozojnë se ministri i cili nuk mund të ecë më shumë se një metër pa u njohur, po i injoron masat e marra shëndetësore.

Komento

Recent Posts

  • autori ende në arrati
  • Kosovë
  • lajme
  • tragjedia ne Deçan

Autori i vrasjes së trefishtë në Deçan ende në arrati

15 mins ago