Cila është mosha ideale për të lindur fëmijë? Mjeku Rezart Ajazi: Çdo shtatëzani mbi 33 vjeç konsiderohet me risk të lartë

Shpërndaje lajmin

Një ndër pyetjet më të shpeshta që bëhen nga vajzat dhe gratë lidhet me moshën ideale për të lindur fëmijë, por edhe për të prindëruar. I ftuar në ABC Live, mjeku obstetër gjinekolog Rezart Ajazi shpjegoi se mosha ideale që një vajzë të mbesë shtatëzënë dhe të mund të prindërojë me sukses është ajo mes 24 dhe 25 vjeç.
Ai tha gjithashtu se çdo shtatëzani mbi moshën 33 vjeçare konsiderohet me risk të lartë sa i përket shfaqjes së sëmundjeve gjenetike të trashëgueshme.
“Mosha ideale për një vajzë apo grua që tëmbesë shtatëzënë apo për të qenë nënë është rreth moshës 24-25 vjeç. Luhatjet rreth kësaj moshe mund të jenë të pranueshme me dy-tre vite. Nga ana mjekësore kategorizohet me riskt të lartë për sëmundje gjenetikisht të transmetueshme çdo shtatëzani mbi 33  vjeç.
Kjo nuk do të thotë se do të shfaqet domosdoshmërisht një sëmundje e tillë për shtatëzani të kësaj moshe, por studimet bëjnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes moshës së shtatëzanisë dhe këtyre problemeve”, tha ai, ndërsa shtoi se ka patur mjaft raste të shtatëzanive të suksesshme të moshave të tilla, ku më e madhja ka qenë 48 vjeçe. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.