Cilat janë pasojat nëse Kurti nuk e pranon Asosacionin? Flet deputeti i LVV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rustemi deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk rrezikon postin e tij, nëse nuk pranon formimin e Asosacionit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rustemi nënvizoi se Kurti dhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk e vendos pushtetin para interesave të shtetit.
“Nuk mendoj që jemi në ato rrethana, por zoti Kurti dhe Vetëvendosja e ka dëshmuar tashmë që kur bëhet fjala për shtet, nuk e ka mendjen te pushteti. Ne nuk japim elementë apo pjesë nga shteti për të mbajtur pushtetin.
Ne thjesht angazhohemi për ta përdorur pushtetin në rritjen e mundësive për shtetin edhe për qytetarët, pa dallim të përkatësisë etnike,. Nuk shoh rreziqe të tilla, por nuk ka brengos kjo gjë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i LVV-së zbulon se çfarë qëndrimi do të mbajë Albin Kurti për Asosacionin
Daft-statuti nga FES: Asosacioni do formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
‘Ndërkombëtarët aneksuan Kosovën’, deputetja shqiptare kundër presidentit kroat