Cilat produkte u shtrenjtuan gjatë marsit në Zvicër?

0
Shpërndaje lajmin

20% është rritur inflacioni krahasuar me një vit më parë. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, shkruan 20minuten.
Çmimet në përgjithësi u rritën me 3.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e ushqimeve bazë janë rritur në mënyrë drastike. Këtë e tregon edhe indeksi i çmimeve të konsumit të publikuar nga shërbimi i krahasimit Comparis në bashkëpunim me qendrën e kërkimeve ekonomike të ETH, përcjellë albinfo.ch.
19.9 për qind: margarina, yndyrna ushqimore dhe vajra;
17 për qind: sheqeri;
12.2 për qind: gjalpi;
11.2 për qind: birra;
8.7 për qind: alkooli dhe pije aperitiv;
8.5 për qind: qumështi, djathi, vezët;
8.1 për qind: buka, mielli dhe produkte drithërash;
7.7 për qind: frutat, perimet, patatet dhe kërpudhat;
6.9 për qind: ushqimet e tjera;
6.1 për qind: kakao dhe çokollata pluhur;
6 për qind: çokollata;
5.6 për qind: peshku dhe ushqimet e detit;
5.5 për qind : uji mineral natyral;
4.5 për qind: akulloret;
4.2 për qind : ëmbëlsirat.
Sipas ekspertit financiar të Comparis, Dirk Renkert, kostot e larta të ushqimit janë për shkak të rritjes së çmimeve për energjinë, ushqimin e kafshëve dhe plehrat, si dhe dështimet e të korrave. Sipas Renkert, nuk ka gjasa që çmimet të bien sërish në të ardhmen e afërt, shkruan20minuten.
 
Dhe në të vërtetë: krahasuar me marsin 2022, çmimet e energjisë elektrike janë rritur me më shumë se 25 për qind. Edhe energjia e nevojshme për ngrohje kushton 15.9 për qind më shumë se një muaj më parë, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch.
Edhe mallrat u bënë më të shtrenjta
35 për qind: transporti ajror;
17.1 për qind : paketat turne;
8 për qind: materialet e shkrimit dhe vizatimit;
6.7 për qind : pjesët e këmbimit dhe aksesorë;
6.6 për qind: produktet për kafshët shtëpiake;
6.3 për qind : pajisjet e tualetit;
5.4 për qind : vegla dore dhe aksesorë për shtëpinë dhe kopshtin;
4.7 për qind : veshjet për meshkuj;
3.4 për qind: bimët, lulet dhe produktet e kopshtit;
3.4 për qind : pastrimi dhe riparimi i veshjeve;
3.1 për qind : gazetat dhe revistat;
2.8 për qind : artikujt dhe aksesorët e udhëtimit;
2.6 për qind: tekstilet shtëpiake dhe aksesorë.
2.2 për qind : shërbimet e parukerisë dhe kozmetikës;
1.5 për qind: veshjet sportive;
Por jo në të gjitha fushat pati rritje të çmimeve. Në shërbimet mjekësore nuk pati ngritje, sigurimi shëndetësorë privat, veshjet për fëmijë, mediat dhe përmbajtja e tyre, pajisjet e kujdesit personal, ilaçet, telekomunikacioni, shërbimet e tjera shëndetësore dhe karburantet nuk u prekën nga inflacioni, përcjellë albinfo.ch.
Një vështrim përtej kufijve kombëtarë tregon se Zvicra ka më pak për të luftuar me inflacionin sesa vendet e BE-së. Sipas Eurostat, zyrës statistikore të Bashkimit Evropian, çmimet u rritën me 9.9 për qind gjatë kësaj periudhe, shkruan 20minuten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *