Cilat shtete përveç Kosovës nuk kanë dhënë ende asnjë vaksinë

Share

433078718 highres 6

Shkalla e vaksinimit në mesin e zviceranëve tani është pak më e lartë se se 6 për qind. Kjo e vë Zvicrën, në rastin më të mirë, nga mesi i listës evropiane.

Por ndërkohë që ka përjashtime pozitive, si Britania e Madhe, ka gjithsesi edhe më keq. Janë disa vende në Evropë ku nuk është injektuar asnjë dozë e vetme e vaksinës së koronës deri më sot, shkruan blick.ch.

Siç tregon një raport nga CNN, vendet si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova janë ende duke pritur për të marrë njërën nga vaksinat tashmë të miratuara, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, Shqipëria dhe Maqedonia kanë injektuar vetëm një numër të vogël dozash deri më tani.

Problemi për këto vende është se nuk i përkasin Bashkimit Evropian, prandaj nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në dozat e porositura nga BE.

Ndonëse BE kishte vendosur t’u jepte disa nga vaksinat e porositura edhe shteteve  jo-anëtare, për shkak të kritikave ndaj fushatës së deritashme të vaksinimit, megjithatë u vendos që anëtaret e BE-së tani të kenë përparësi.

Një alternativë do të ishte që shtetet e prekura të Ballkanit të përfitojnë nga programet e ndihmës ndërkombëtare. Por ato, paradoksalisht janë “Në gjendje tepër të mirë” për të përfituar nga kjo. Me fjalë tjera, ato nuk janë përparësia numër një kur bëhet fjalë për shpërndarjen e vaksinave.

Serbia zgjodhi një strategji tjetër

Kështu, ndërkohë që Shqipëria, Kosova dhe Co. nuk kanë shumë zgjedhje përveçse të presin vaksinën, një vend fqinj ka zgjedhur një strategji tjetër: Me mbi një milion doza të administruara, Serbia është udhëheqësi i qartë i rajonit sa i përket vaksinimit, përcjell albinfo.ch. Ky vend ka tashmë një normë vaksinimi prej mbi 14 për qind!

Qeveria në Beograd ka arritur ta bëjë këtë kryesisht falë Rusisë dhe Kinës. Një pjesë e madhe e popullatës serbe të vaksinuar deri më tani ka marrë përbërësin aktiv rus “Sputnik V” ose  atë kinez “Vero” nga prodhuesi Sinopharm. Serbia thuhet se ka porositur mbi 40,000 njësi të vaksinës nga prodhuesi Pfizer / Biontech. Se sa ka paguar qeveria gjithsej, është e panjohur.

Ndërkohë, taktikat serbe tashmë ndiqen nga një shtet tjetër: Të enjten, Hungaria njoftoi se nuk do të priste më thjesht për dërgesat nga BE. Kryeministri Viktor Orban  ka bërë të ditur se në vend të tyre, Hungaria do të përdorte doza vaksinimi nga Rusia dhe Kina.

Ekspertët ndërkaq mendojnë se lufta për vaksininë  mund të përmbajë në vete një fuqi shpërthyese politike. Besohet se sjellja hezituese e BE-së në Ballkan mund të kthehet në bumerang, përcjell albinfo.ch. Vende si Shqipëria ose Bosnja dhe Hercegovina janë përpjekur shumë të bëhen anëtare të BE në të kaluarën. Në vend të kësaj, Rusia dhe Kina tani mund të fitojnë dukshëm më shumë ndikim në rajon. Do të ishte një luftë për fuqi që do të zhvillohej në kurriz të popullsisë dhe shëndetit të tyre.


Share

Komente