Çka dëshmoi dëshmitarja serbe?

0
Shpërndaje lajmin

Dragica Bozhaniq ka dëshmuar në seancë të hapur si dëshmitarja e 17-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.
Ajo pretendon se në fshatin e saj në Rahovec në vitin 1998 ishte sulmuar.
“Ata na morën ne, na sulmuan nga data 17 duke u gdhirë 18 korriku, me 18 korrik na morën nga oborri dhe kur e pash këtë burrin u befasova sepse kishte pasur një marrëveshje përpara që ndryshe kishim rënë dakord. Na morën, hynë në shtëpitë tona me forcë, kërkuan disa gjëra, nuk e dimë se çfarë, na thanë uluni në tokë, ne u ulëm, djalin ma plagosën, se hodhën granatë dore në shtëpi dhe ai u rrëzua, i ranë tullat në fytyrë, i plagosen dhe sytë, kur e pash unë fillova të qaj dhe nuk e dija çfarë të bëja”, ka deklaruar dëshmitarja, përcjell albinfo.ch.
Ajo tutje ka shtuar se burri i saj kishte shoqëri më shumë me shqiptarët se sa me serbët.
Derisa përgjatë dëshmisë së saj ka thënë që policët serbë kishin armatosur të serbët e Kosovës në këtë periudhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *