Çka ndikon në lumturinë e të rinjve

0
Shpërndaje lajmin

Një sondazh i ri i Gallup, ka zbuluar burimin kryesor për lumturinë e brezit Z, të rinjve.
Sondazhi, i cili përfshiu 2,271 të rinj midis moshës 12 dhe 26 vjeç, zbuloi se arsyeja kryesore, që nxit lumturinë e tyre, është ndjenja e të pasurit një qëllim, në shkollë dhe në punë.
Të paktën 60% e të gjithë të rinjve, që janë të lumtur, mendojnë se bëjnë diçka interesante çdo ditë dhe janë të motivuar, për të punuar apo për t’u shkolluar, shkruan Shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e të anketuarve të lumtur, 64% ndiejnë se detyrat e tyre të punës dhe shkollës, janë të rëndësishme – por, ata që nuk janë të lumtur, kanë mbi 50 % më pak mundësi për t’u ndier ashtu.
Fox News Digital foli për gjetjet e studimit, Zach Hrynowski, autor i studimit me bazë në Uashington, DC.
“Sfida, që ne shohim, nga studimi, është se rreth 40% deri në 50% e të rinj, thonë se nuk ndihen sikur ajo që bëjnë çdo ditë, është interesante”, tha ai.
“Ata nuk mendojnë se është e rëndësishme. Ata nuk janë të motivuar për të punuar dhe nuk po flenë apo shlodhen mjaftueshëm”.
Ndërsa kërkimi i Gallup për brezat e rinj përparon, Hrynowski zbuloi se ka pasur një “zhvendosje” në vendin e punës, larg nga “masat tradicionale të suksesit”.
Faktorët, që janë më të rëndësishëm për brezat e vjetër, të tilla si fitimi i më shumë parave dhe ngritjet në detyrë, janë bërë më pak të rëndësishëm për brezin Z dhe mijëvjeçarët, vuri në dukje ai.
“Faktori më i rëndësishëm në vendin e punës, për mijëvjeçarët dhe brezin Z, është ndjenja e të pasurit një qëllim”, tha Hrynowski.
Arsyet e tjera që ndikojnë në lumturinë e të rinjve
Përveç ndjenjës së qëllimit në punë dhe shkollë, lumturia e të rinjve, është e lidhur me atë se sa të sigurt dhe të qetë, ndihen në jetën e tyre personale, zbuloi sondazhi.
Arsyet e tjera të lumturisë, përfshijnë aftësinë për të përmbushur nevojat themelore, të tilla si të kesh kohë të mjaftueshme për të fjetur dhe për t’u shlodhur gjatë javës.
Në reagim ndaj sondazhit, psikologu arsimor dhe eksperti i prindërimit Dr. Michele Borba, tha se gjetja e një qëllimi, mund të bëhet “arsyeja juaj për t’u ngritur në mëngjes”.
“Ai ofron një ndjenjë drejtimi, formëson qëllimet tuaja dhe është synim kryesor motivues i jetës suaj”, tha Borba.
“Dhe kjo, i ndihmon të rinjtë, ta shohin veten si njerëz të aftë për të bërë një ndryshim, sepse ata janë të lidhur me diçka më të madhe se vetja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *