Çmimet e arit shënojnë rekord të ri
Çmimet e arit vazhduan rritjen dhe arritën një nivel tjetër rekord, të nxitura nga pritjet për uljen e normave të interesit në SHBA dhe interesi për metalin, si aset i sigurt.
Vëzhguesit e tregut, presin që Rezerva Federale e SHBA, të ulë normat në maj ose qershor.
Treguesi kryesor i inflacionit të Fed për shkurt, u rrit me 2.8% në vit, dhe ka të ngjarë të mbajë bankën qendrore të SHBA në pritje, përpara se të fillojë të shqyrtojë uljen e normave të interesit.
Fed, u ndal në normat e interesit në përfundim të takimit të fundit të marsit, por i qëndroi parashikimit për tre ulje të normave të interesit këtë vit.
Çmimet e arit, priren të ndajnë një marrëdhënie të anasjelltë me normat e interesit. Ndërsa normat e interesit bien, ari bëhet më tërheqës në krahasim me aktivet me të ardhura fikse, si obligacionet, të cilat do të jepnin kthime më të dobëta në një mjedis me norma të ulëta interesi.
Çmimet e arit u nxitën gjithashtu, nga kërkesa jashtë shtetit, sipas Caesar Bryan, menaxher i portofolit në kompaninë e menaxhimit të investimeve Gabelli Funds.
“Në Kinë, investitorët privatë, janë tërhequr nga ari sepse sektori i pasurive të paluajtshme, ka ecur keq,” tha Bryan, duke shtuar se ekonomia e përgjithshme e Kinës, ka mbetur e dobët dhe bursa dhe monedha e saj, nuk kanë performuar mirë.
Rritja e arit deri më tani, është nxitur nga blerjet e fuqishme nga bankat qendrore të botës, në një përpjekje për të diversifikuar portofolet e rezervave, për shkak të rreziqeve gjeopolitike, inflacionit të brendshëm dhe dobësisë së dollarit amerikan, tha Cavatoni nga Këshilli Botëror i Arit.
Kina është nxitësi kryesor, si për kërkesën e konsumatorëve, ashtu edhe për blerjet e arit, nga banka qendrore. / CNBC