Çmimet Oscar, një shpresë për kthim në normalitet

Shpërndaje lajmin

Për herë të parë pas dy vjetësh, teatri Dolby në Los Anxheles shtron tapetin e kuq për të mirëpritur sot në mbrëmje ceremoninë e çmimeve Oscar që organizatorët shpresojnë të kthejë normalitetin te ngjarja më e madhe e përvitshme që nderon arritjet më të mira të kinematografisë.
Pas dy vjetësh pandemie dhe me një ceremoni pothuajse tërësisht virtuale në vitin 2021 me audiencën më të ulët ndonjëherë, çimimet Oscar do të përpiqen të rimarrë vendin e tyre në kulturën amerikane me programin e këtij viti.
Dhe, cilët filma i kanë gjasat të marrin çmimin më prestigjoz? Pritshmëritë janë përqendruar tek “CODA” e platformës Apple TV+ ose “The Power of the Dog”, “Fuqia e Qenit” e Netflix-it.
Nëse njëri prej tyre fiton si filmi më i mirë, do të ishte hera e parë që një vlerësim i tillë jepet për një film të një shërbimi dixhital transmetimi./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published.