“Çmimi i banesave në Tiranë 1200- 1300€/M2”, Juliana Nela: Ja zona më e lakmuar
Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania ishte rritja e çmimeve të referencës për banesat që do të shoqërohet me një rritje të çmimeve në tregun imobiliar.
E ftuar në studio agjentja imobiliare, Juliana Nela tha se çmimet në Tiranë variojnë nga 1200- në 1300 euro për metër katror por problemi është se të gjithë pretendojnë ta kenë shtëpinë në zonën më të shtrenjtë.
“Çmimet mesatare në Tiranë janë nga 1200- në 1300 për metër katror, unë nuk e kam shtëpinë në Bllok. Kam biznes prej shumë vitesh e nuk pretendoj ta kem shtëpinë në Bllok. Blloku është për një kategori të caktuar”,-tha Juliana Nela.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritja e çmimit të banesave/ Hebovija: Do prishen të gjithë kontratat e 2023
Si u grabit nafta shqiptare