Çmimi i naftës 226 lekë/litër, vendos Bordi i Transparencës
Bordi i Transparencës vendosi të ulë me 11 lekë çmimin e naftës, që do të shitet në treg me 226 lekë/litri.
Çmimi i benzinës do të jetë 208 lekë/litri, ndërsa i gazit 114 lekë/litri.
“Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.The post Çmimi i naftës 226 lekë/litër, vendos Bordi i Transparencës first appeared on Euronews Albania.