April 14, 2021

Conte do një tjetër sulmues, Interi e gjen te kampionët e Anglisë

Shpërndaje lajmin

Lukaku, Lautaro Martinez dhe Sanchez nuk mjaftojnë për sulmin e Interit. Antonio Conte kërkon një tjetër goleador dhe drejtuesit zikaltër kanë hedhur sytë nga Liverpool.

Calciomercato raporton se i preferuari i kryesuesve të Serie A është Divock Origi. 25-vjeçari belg nuk bën më pjesë në planet e Jurgen Klopp dhe do të largohet në fund të sezonit.

 

Shaqiri dhe Origi duke festuar

15 milion euro kërkojnë kampionët e Anglisë për të lënë të lirë sulmuesin e Belgjikës, por Interi duhet të fitojë konkurrencën me Borussia Dortmund, që e sheh Origin si pasuesin e Haaland. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *