Conte: Jemi të rrethuar me negativitet, njerëzit mezi presin të shfryhen

Shpërndaje lajmin

Interi fitoi 0-2 në fushën e Crotones dhe është një fitore larg titullit kampion. Trofeu mund të vijë që nesër në mesditë nëse Sassuolo ia del t’i marrë pikë Atalantës. Trajneri i kryesuesve të Serie A, Antonio Conte preku disa tema gjatë prononcimit të dhënë për mediat.

Dikush është shprehur se unë dua të ndryshojnë himnin e Interit, por kjo është 200% e pavërtetë. Më ka shqetësuar kjo gjë, pasi unë jam një tip që ka respekt të madh për historinë e çdo klubi. Jam futur në një planet të ri, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e lehtë.

Shoh që njerëzit mezi presin një mundësi të vogël për të shfryrë negativitetin e tyre, ka edhe gazetarë tifozë të Interit që janë të tillë, ndërkohë që duhet të jenë më pozitivë dhe më shumë tifozë. Ndryshimi midis sukseseve te Juventusi dhe Interi?

Dy situata me vështirësi të jashtëzakonshme. Juventusi e kishte mbyllur në vendin e shtatë, ndërkohë që unë sapo kisha ngjitur Sienën në Serie A. Nuk kishte vizion, por unë pata fatin që gjeta një president tifoz. Së bashku realizuam gjëra të jashtëzakonshme.

Nuk u nisëm si favoritë, por ia dolëm të mposhtim Milanin e Ibrahimovic dhe Interin e Tripletës. Me Interin bëra zgjedhjen më të vështirë. Shumë do të fshiheshin pas historisë, teksa unë e vura veten time në diskutim.

Mbetem tifoz i çdo skuadre që kam drejtuar, por kthehem në tifozin më të zjarrtë të skuadrës që përfaqësoj. Nuk e kam pasur të thjeshtë të futëm në zemrat e popullit interist, nuk e di nëse më cilësojnë të suksesshëm, por kamë dhënë gjithçka nga vetja.

Fitorja? U kisha premtuar lojtarëve një ditë pushim nëse fitonin, njësoj ndodhi edhe pasi mundëm Veronën. Po përjetojmë një ëndërr, duam të shkruajmë historinë e Interit. Për t’u futur në histori duhet të fitosh, këta djem janë një hap larg“, deklaroi Conte. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *