Conte për titullin kampion: Ia dolëm të rrëzojmë një mbretëri që zgjati 9 vite

Shpërndaje lajmin

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka folur pas fitores ndaj Crotones në kuadër të javes së 34-të të Serie A.

“Nerazzurrët” janë gati të fitojnë titullin e parë pas 10 vitesh dhe vetëm një fitore e Atalantas do ta vononte festën e tyre për Scudetton, sepse ata janë vetëm një ndeshje larg festës.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Antonio Conte, duke folur për “Sky Sport” e përshkroi situatën e Interit si një rënjë e një mbretërie që pati regjim që nëntë vite.

“Mënyrën se si jemi paraqitur në këtë kampionat, është fryt i rritjes konstante të këndvështrimit të të gjithëve”, tha ai.

“Të gjithë lojtarët, edhe ata që janë paraqitur më pak, kanë krijuar një atmosferë të mirë dhe mundësinë e krijimit të diçkaje fantastike që do të mbetet në histori të Interit”, tha Conte.

“Ja kemi dalë të bëjmë rrëzimin e një mbretërie që zgjati për nëntë vite. Komplimente djemve”, përfundoi Antonio Conte.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *