Copa America në “fije të perit”, Gjykata e Lartë në Brazil duhet të marrë vendimin

Shpërndaje lajmin

Gjykata e Lartë në Brazil do të shqyrtojë të enjten dy apelime urgjente që kërkojnë pezullimin e organizimit të Kupës së Amerikës nga ky vend. Sipas burimeve gjyqësore, kryetari i Gjykatës së Lartë, Luiz Fux, ka kërkuar që 11 gjyqtarët duhet të vendosin urgjentisht për shkak të natyrës “të jashtëzakonshme” të apelimit, duke pasur parasysh që turneu duhet të fillojë të dielën e ardhshme me ndeshjen Brazil-Venezuelë.

Më 31 maj, Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (Conmebol) kishte vendosur që turneu të luhej në Brazil, pasi Argjentina dhe Kolumbia kishin hequr dorë për shkak të problemeve organizative në lidhje me pandeminë COVID-19. Kjo zgjedhje, e cila pati mbështetjen e plotë të presidentit, Jair Bolsonaro, kishte nxitur shumë kritika dhe vazhdon të jetë një arsye për konflikt politik në vend.

Partia Socialiste Braziliane dhe Partia e Punëtorëve paraqitën ankesën në Gjykatën e Lartë kundër zhvillimit të së Kupës së Amerikës në Brazil, ku Koronavirusi ka shkatuar 475 000 viktima. Seanca do të zhvillohet në mënyrë “virtuale”, pa debat midis gjyqtarëve supremë, të cilët do t’i dërgojnë votat e tyre para mesnatës së të enjtes.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *