September 20, 2021

Copëz peizazhi, magjia e Vlorës, një perlë në vete

Shpërndaje lajmin

Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë dhe konsiderohet se është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Vlora është një nga destinacionet turistike më të preferuar nga vendas dhe në kohën e fundit edhe nga të huajt,

Ky qytet i bukur ofron male me borë, lartësi të mëdha, bregdetin dhe plazhe fantastike, por nga investimet e fundit ajo është bërë e magjishme, të ofron kushte moderne, parqe, kënde lojërash dhe mbi të gjitha, pamje fantastike, siç edhe sjell ky kolazh votosh nga të rinjtë.

Qyteti i Vlorës është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri si një nga perlat e Jugut, transmeton tutje albinfo.ch.

Po ashtu, në Vlorë mund të zgjedhësh të shijosh kafenetë e bukura me pamje nga deti, të ecësh në rrugën e dikurshme të kafeneve, të zejtarëve, artizanëve, qëndistares, firmëtarëve të pavarësisë etj. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *