Courtois: Reali është klubi më i madh në botë për këtë arsye

Shpërndaje lajmin

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka biseduar me televizionin francez lidhur me ambiciet për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve me “Los Blancos” dhe trofe me Belgjikën.

 

Belgu ka qenë i padiskutueshëm këtë edicion, duke bërë që të jetë një ndër portierët më të mirë në Evropë.

Courtois tha se Reali është skuadra më e mirë në botë sepse presioni ndjehet edhe nga tifozët.

“Ndihem mirë dhe më i rëndësishëm në Madrid. Nuk kam imagjinuar që do isha në këtë klub, është diçka që e pyes vetën as herë që shkojë në stadium. Është tregim i bukur për dikë që erdhi nga një klub i vogël te Madridi”.

“Nëse dëshiron të luash për Realin, e di që presioni do jetë gjithmonë aty. Madrid është klubi më i madh në botë dhe kur fiton trofe, kjo e bën edhe më të bukur”.

“Madrid është klubi më i madh në botë sepse e ndjen presionin nga tifozët. Është tjetër dimension në botën e futbollit”, deklaroi ai.

Ndeshja e radhës për Realin është kundër Chelseas në Londër.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *