COVID-19, IATA: Rënie masive e rezervimeve për shkak të variantit të ri të virusit

Share

Rezervimet aktuale të udhëtimeve ajrore për tremujorin e parë kanë rënë me 80 % nën nivelet e para një vit më parë, ndërsa vendet po i përgjigjen varianteve të reja të COVID-19 me udhëzime më të forta, njoftoi dje Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Në tetor, diferenca nga viti në vit ishte 70 %.

“Në vend të një nxitje nga periudha e festave të fundvitit, ne morëm edhe më shumë kufizime”, tha drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Alexandre de Juniac, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Pamja afatshkurtër është e zymtë”, shtoi udhëheqësi i grupit.

 

&cb=5993d46e07De Juniac kritikoi faktin që BM, Kanadaja, Gjermania, Japonia dhe vendet e tjera kishin shtuar testin e virusit si një kërkesë për udhëtarët, por pa hequr rregullat e karantinës.

 

“Me fjalë të tjera, ata kanë zgjedhur masat e politikës që do të mbyllin udhëtimet”, u shpreh ai.

Sipas IATA-s, vetëm 1,8 miliardë persona udhëtuan me linjat ajrore në 2020, nga 4,8 miliardë një vit më parë.//ATSH


Share

Komente