Covid-19, konfirmohen edhe 40 raste të reja në Premier Ligë

Share

Premier Liga angleze ka konfirmuar sot një numër rekord prej 40 rastesh me Covid-19, brenda një jave.

Një total prej 2,295 lojtarësh dhe stafeve të klubit janë testuar brenda 28 dhjetorit deri më 3 janar, ku nga testimet ka rezultuar një numër rekord i rasteve pozitive me Covid-19, që nga qershori kur edhe rifilloi Premier Liga

Numri më i lartë i të prekurve deri sot ka qenë vetëm 18, por me testimet e reja është vendosur një shifër e re rekorde, ku nga 2,295 teste, 40 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Në parim me protokollin anti Covid-19, të gjithë që janë infektuar, respektivisht lojtarë dhe staf i klubeve, do të hynë në vet izolim prej 14 ditësh./Arbresh.info/


Share

Komente