COVID-19 në Turqi, shënohen 170 viktima

Share

Turqia raportoi 8.962 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.364.801 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 9.011 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.236.938, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 23.495, me 170 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 169.847 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 26,89 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 2.512./AA/


Share

Komente