Së fundmi tetë mësues janë konfirmuar me Covid-19, ndaj është vendosur që të mbyllet për dy javë shkolla 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” në Patos.
Mësimi për 180 nxenës në këtë shkollë vijon online. Tamponit pozitiv nuk i ka shpëtuar as drejtoresha e shkollës.
Bëhet me dije se sot në shkolle, pas javës së mësimit online, janë rikthyer vetëm një pjesë e nxënësve të ciklit fillor. Është rasti i parë në Patos, që pas nisjes së pandemisë, ku rezultojnë pozitiv me Covid një numër kaq i madh mësuesish brenda një dite.
Nga ana e bashkisë së Patosit janë marrë masat për dezinfektimin e mjediseve të shkollës dhe territorit që e rrethon atë.