April 18, 2021

Covid, Franca akuzon Britaninë për shantazh të eksportit të vaksinave

Shpërndaje lajmin

Franca ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për “shantazh” lidhur me eksportin e vaksinave kundër koronavirusit, mes tensioneve të vazhdueshme rreth furnizimit.

Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian u pyet nëse BE ishte “mashtruar” duke dërguar miliona doza në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne duhet të kemi një marrëdhënie bashkëpunimi,” i tha ai.

Franca i ka bërë thirrje që BE-së të zbatojë kontrolle më të ashpra të eksportit. Shpërndarja e vaksinave ka qenë shumë e ngadaltë dhe BE ka fajësuar kompanitë farmaceutike  kryesisht AstraZeneca –se nuk ka respektuar kontratën.

AstraZeneca ka mohuar akuza të tilla.

BE pret të marrë rreth 30 milion doza AstraZeneca deri në fund të Marsit, më pak se një e treta e asaj që shpresonte. Fushata e vaksinimit në Britani, ka qenë deri më tani më e suksesshme se ajo e 27 vendeve anëtare të BE-së./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *