October 10, 2021

Ç’po kurdis? Elita Rudi takon aktoren turke të preferuar të shqiptarëve (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Elita Rudi dhe Gjiko po shijojnë disa ditë pushimi në Turqi, ku dhe festuan ditëlindjen e 28-të të moderatores.

Ditën e sotme, bukuroshja i ka surprizuar të gjithë teksa ka publikuar foto me një ndër aktoret më të dashura të shqiptarëve në serialet turke.

Bëhet fjalë për aktoren Melisa Asli Pamuk, e cila në Shqipëri njihet për rolin e Asu në serialin ‘’Kara sevda’’ dhe si Jasemin në ‘’Yeni Hayat’’, e cila ka ka një karrierë të suksesshme edhe si modele dhe në vitin 2011 është shpallur ‘’Miss Tuqia’’.

Kujtojmë se Elita festoi para disa ditësh 28 vite jetë dhe këtë ditë të veçantë zgjodhi ta festojë bashkë me familjen e saj larg Shqipërisë. Së bashku me Gjikon dhe dy fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën, moderatorja udhëtoi drejt Turqisë. Ata kanë udhëtuar me jaht nëpër Stamboll dhe këtë moment e kanë shijuar shumë.

Gjithashtu Gjiko e ka surprizuar Elitën me një tortë shumë të veçantë. Reperi ka postuar në Instagram një video, në të cilën shihet me një tortë në dorë që moderatores i ka pëlqyer shumë. Në tortë duket Elita së bashku me dy të vegjlit e saj dhe me një girë palestre në dorë.

“Gëzuar ditëlindjen grua e fortë”, shkruhet tek torta.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *