Cristiano Ronaldo refuzoi ofertën marramëndëse për të luajtur në Arabinë Saudite
Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë marramëndëse për të luajtuar në kampionatin arab të futbollit.
37-vjeçari refuzoi një ofertë prej 242 milionë eurosh për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin e Al Hilal, shkruan CNN Portugal.
Klubi nga Riadi dhe tre herë kampioni radhazi i Arabisë Saudite kishte dëshirën që ta bënte portugezin futbollistin më të paguar në planet dhe të forconte më tej skuadrën.
“Ne do të dëshironim të shihnim një lojtar si Cristiano Ronaldo të luante në Ligën Saudite. Do të kishte një reagim shumë pozitiv dhe do të ishte një lajm i mirë. Të gjithë i dimë arritjet dhe rekordet e Cristiano Ronaldos, i cili përveçse një lojtar i madh është një shembull i shkëlqyer”, tha presidenti i Federatës Arabe të Futbollit, Yasser Al-Misehal.
LEXONI GJITHASHTU
Përplasje titanësh në Champions League, Bajerni pret Barcelonën në shtëpi
Costa firmos me Wolverhampton, 33-vjeçari spanjoll pritet të zgjidhë krizën
Mbyllet merkatoja e futbollistëve, cilat janë ekipet me blerjet më të mira