Çun Lajçi u kundërpërgjigjet ashpër kritikave ndaj Kurtit për darkën me Vuçiqin! “Buzeqeshja që v ret”

Shpërndaje lajmin

Aktori Çun Lajçi ka komentuar kritikat që po i bëhen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas darkës me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçit në Gjermani.
Në një postim në Facebook, Lajçi ka thënë se Kurti duhet të lihet të kryej punën e tij.
Gjersa ka ironizuar me deputeten e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila ka kritikuar Kurtin për buzëqeshjen e tij gjatë darkës.
Postimi i plotë:
Lereni more djalin t’punon!
Nji buzë e fryme, e mbushune silikon, paska shkrua e shkretnua, e mua s’me len d reqi pa folë!
Ajo paska thanë, ” Unë s’di ku e gjenë Kurti motivin me buzëqeshë para Vuçiqit”!
Ndoshta se citova sakt, por kështu diqyshë!
Ma prishi kafen e shkrimin e namuzin!
Po, a mos qenka dashtë mu rrudhë e mu v.iktimizu?!
Po, a mos qenka dashtë mu v râ e me ia nisë me qajtë?
Me u mërrolë e me Iuftu?!
A mos qenka dashtë m’u ba gjynahqarë? Fajtor? I përvujtun? inferior e i shkretë?!
A mos qenka dashtë m’u ba gjynahqarë? Fajtor? I përvujtun? inferior e i shkretë?!
A n’kambë flitet për çështje madhore?! A s’u dashka me u ulë? A s’u dashka mu kqyrë sy me sy?
A dini diçka ma shumë, se përtej u rrejtjës, ju që mbetët tue i rreh tavolinat me gastare e tue u siell si kali n’lamë.
Diçka ma shumë se përtej strajcës me drith, që s’e keni ma?
Eh!
Jeni mësua t’jeni inferior e s’keni faj kur i shihni të tjerët si krenohen!
Lereni more djalin t’punon e mos u sillni si era e keqe nëpër tirqit e shkyem!

Leave a Reply

Your email address will not be published.