“Çunat e Londrës”, Shehi: Qeveria qesharake para anglezëve

Shpërndaje lajmin

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh në “Now me Erla Mëhillin” se qeveria shqiptare po bëhet qesharake përballë asaj angleze, duke theksuar se qeveria angleze është serioze.
“Dëshira për t’u larguar nga Shqipëria është bërë më e madhe, këtu ka diçka që nuk shkon. Duhet t’i gjejmë ca shkaqe këtu dhe ca fajtorë. Unë nuk po them, po ja vë fajin të gjithëve me radhë përfshi dhe qeverinë ku kam qenë unë 30 vjet përpara, por s’mund të justifikohemi tani,” – u shpreh Shehi.
“E gjithë Shqipëria po dyndet në një deklaratë. Shqipëria ka halle të tjera në politikë të jashtme. Jo po kemi thirrur anglezin ne, po që bëhen qesharak para anglezëve. Janë seriozë anglezët,” – shtoi ai.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka dorëzuar ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith, një notë verbale, pas deklaratave të ministrit britanik të Shtetit për Emigrimin, Robert Jenric, sipas së cilit emigrantët shqiptarë po kthehen në kriminelë të rrezikshëm dhe arsyen e problemeve të Britanisë së Madhe.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Deputeti i PS ngre alarmin: Ja sa të burgosur shqiptarë kemi në Angli
Shehi: Shqiptarët janë bërë të bezdisshëm në Angli, Rama propagandë enveriste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *