Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”

0
Shpërndaje lajmin

Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me temën “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka deklaruar se së bashku me mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe kanë diskutuar për hapat e institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, rolit institucional në këtë drejtim, mundësitë dhe hapat që duhet të ndërmerren, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet mësimdhënësve të gjuhës shqipe në Diasporë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu theksova se si qeveri kemi ndërmarrë hapa konkret në adresimin e nevojave të parashtruara. Këto punëtoritë që po i mbajmë nëpër shtete të ndryshme ku jeton Diaspora jonë, i shohim si hapa drejt ndërtimit të një dialogu institucional, me fokus fuqizimin e trekëndëshit nxënës, prind dhe mësues shqiptarë. Një falenderim i veçantë për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe për kontributin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *