Cyrihu i 5 futbollistëve shqiptarë shpallet kampion i Zvicrës

Shpërndaje lajmin

Cyrihu është shpallur kampion për herë të 13-të në Superligën e Zvicrës, ndërsa ky është titulli i parë që nga viti 2009.
Skuadra e drejtuar nga Andre Breitenreiter e ka siguruar titullin e më të mirit për këtë sezon, katër xhiro para fundit të tij, përcjell albinfo.ch.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në elitën e futbollit zviceran, Cyrihu shënoi fitore 0:2 në udhëtim te rivali i tyre, Baseli.
Vlen të theksohet se te skuadra tani 13 herë kampione e Zvicrës, aktivizohen pesë futbollistë shqiptarë: Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *