Cyrihu inauguron rrjetin e ri hekurudhor

Shpërndaje lajmin

Limmattalbahn i përfunduar, një tramvaj që lidh kantonet e Cyrihut dhe Aargaut, u përurua të dielën, përcjell albinfo.ch.
Pas 12 vjet planifikimi dhe ndërtimi, tramvaji 13.4 km i gjatë do të kalojë nga Cyrih-Altstetten në Killwangen-Spreitbach, duke ndaluar në 27 stacione përgjatë itinerarit.
“Limmattalbahn forcon masivisht transportin publik, si shtylla kurrizore e lëvizshmërisë së Cyrihut”, tha në inaugurim drejtoresha e ekonomisë e kantonit, Carmen Walker Späh, duke shtuar se lidhja e re hekurudhore “do të rrisë cilësinë e jetës dhe gjithashtu atraktivitetin e të gjithë rajonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *