Cyrihu miraton nismën popullore që kërkon 2000 apartamente të përballueshme për të moshuarit

0
Shpërndaje lajmin

Këshilli bashkiak i Cyrihut ka miratuar sot njëzëri nismën popullore që kërkon 2000 apartamente shtesë të përballueshme për pensionistët.
Sipas iniciativës, apartamentet do të krijohen nga Fondacioni për Strehimin e Pensionistëve të Qytetit të Cyrihut dhe zhvilluesit e tjerë jofitimprurës të banesave, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Iniciatorët shpjeguan se kërkesa për apartamente të përballueshme për pension është shumë e madhe.
Këshilltari lokal David Ondraschek shpjegoi se ky është një “model absolutisht i nevojshëm, teksa presidenti i këtij fondacioni, Andreas Hauri u shpreh se nuk ka asnjë argument kundër kësaj nisme.
Ndërkaq, fjalën e fundit për nismën “Më shumë apartamente për pension për Cyrihun (Plus 2000)”, do ta thonë qytetarët e Cyrihut, në kutinë e votimit, të cilë do të vendosin nëse rregulloret komunale në nenin “Strehim jofitimprurës” duhet të plotësohen me paragrafin e banesave të pensionistëve të kërkuar nga nisma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *