Cyrihu sot po frymon shqip

Shpërndaje lajmin

Kombëtarja e Kosovës sot (e martë) do të përballet me Zvicrën në kuadër të ndeshjeve miqësore, njofton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ndeshja që fillon në orën 17:00, do të luhet në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Cyrih.
Kjo është hera e parë që Kosova luan me Helvetikët dhe natyrisht se do të jetë një ndeshje speciale. Speciale për aspektin se nga ana e Zvicrës luajnë lojtarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri dhe Admir Mehmedi.
Duhet theksuar se të katër lojtarët janë shqiptarë, por të lindur e të rritur në shtetin evropian – e asnjëherë nuk e kanë mohuar prejardhjen e tyre, por zgjedhja se për kë të luajnë kishte rrethana të tjera.
Kosova natyrisht se do të sfidojë veten edhe më shumë ndaj një kundërshtari të tillë, pas fitores 5-0 ndaj Burkina Fasos.
Nga ndeshja e fundit u pa se lojtarët janë në formë të mirë dhe Alain Giresse që debutoi, do të shpresojë që në këtë takim t’i shfaqë edhe më mirë taktikat e tij.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.