Cyrihu tashmë ka picën më të mirë

Shpërndaje lajmin

Harrojeni fondue dhe raclette – qyteti më i madh i Zvicrës tani njihet për picën e tij, përcjell albinfo.ch.
Të paktën ky është verdikti i Gambero Rosso, një revistë italiane e ushqimit dhe verës, e cila i dha titullin “Piceria e Vitit” restorantit Napulé në Cyrih.
Revista saktësoi, megjithatë, se Napulé shërben picën më të mirë jashtë Italisë.
Pronari i restorantit, Raffaele Tromiro, ka lindur në Napoli, kështu që ai nuk është i huaj për artin e bërjes së picave.
“Ashtu siç duhen poetë të mëdhenj për të shkruar një poezi të bukur, për një picë të vërtetë duhen duar që punojnë me pasion dhe përkushtim absolut”, tha Tromiro.
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *