Cyrihu vaksinon njerëzit pa letra dhe të pastrehë, në mënyrë joburokratike

Shpërndaje lajmin

Qyteti i Cyrihut është duke u ofruar të huajve pa dokumente (sans-papiers), njerëzve të pastrehë, punëtoreve të seksit dhe njerëzve të tjerë pa qasje të rregullt në kujdesin shëndetësor mundësinë për t’u vaksinuar kundër Covid-19, shkruan sda.ch.
Kjo mundësi do t`u jepet duke filluar nga mesi i qershorit.
Qasja në vaksinim duhet të jetë sa më pak burokratike që të jetë e mundur, transmeton albinfo.ch.
Për këtë arsye, qyteti i Cyrihut ka njoftuar të enjten se klinika ambulatore në Kanonengasse e shërbimit mjekësor të qytetit do të operojë ofertën e vaksinimit pa shumë komplikime.
Dozat e kërkuara të vaksinimit po sigurohen nga kantoni.
“Është e rëndësishme që edhe njerëzit në margjinat e shoqërisë sonë të mund të marrin kujdesin e duhur mjekësor gjatë pandemisë. Këtu përfshihet edhe vaksinimi kundër koronës”, citohet të ketë thënë këshilltari i qytetit Andreas Hauri, i cili drejton departamentin e shëndetit dhe mjedisit. 

Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *