Dalin detaje, PDK-ja ia propozoi Kurtit këto dy data për zgjedhje

0
Shpërndaje lajmin

Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përcjell albifo.ch.
Gjatë këtij takimi, ndër të tjera, u diskutua edhe rreth shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
Krasniqi pas takimit tha se Kuvendi duhet të shpërbëhet brenda muajit maj.
“Unë mendoj që është e domosdoshme të ndodhë brenda muajit maj, sepse jashtë muajit maj nuk ka më kuptim. Në momentin që kalojmë pastaj në fazat e mëvonshme, nuk mendoj që duhet. Kanë kuptim zgjedhjet e parakohshme në një periudhë 7-8 muaj para zgjedhjeve të rregullta. Tre muaj, katër muaj, para zgjedhjeve të rregullta, s’ka asnjë kuptim”, deklaroi Krasniqi para mediave pas takimit.
Mësohet se propozimi i PDK-së në këtë takim për datën e zgjedhjeve është 30 qershori ose 7 korriku.
Ndër të tjera, kreu i PDK-së tha se pas seancës të së enjtes “shpreson që të bashkohen për votimin e mocionit”.
Afati kohor pas shpërbërjes së Kuvendit në rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është 45 ditë.
Më herët, i pari i Partisë Demokratike, pati kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë 9 qershori, por tani është e pamundur që kjo të ndodhë për shkak të kalimit të afatit kushtetues.
Në takim me kryeministrin Kurti ishin të ftuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *