Dalin detajet nga mbledhja në seli, zbulohen porositë e Lulzim Bashës për drejtuesit politikë të PD

Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu drejtuesit politik në qarqe. Përpos pasqyrimit për punën e javës në terren që drejtuesit i bëjnë liderit demokrat, Lulzim Basha u kërkon edhe shqetësimet që kanë qytetarët për të ndërtuar më pas strategjinë.

Krahas drejtimit të qarkut, kryedemokrati u ka lënë detyrë të besuarve të tij që në zonat që menaxhojnë fushatën të “thithin” edhe kapacitete, individë të spikatur me qëllim propozimin për deputetë.

Mësohet se Basha u ka lënë porosi drejtuesve për të tërhequr individët e spikatur, pasi lista finale ende nuk është mbyllur.


Share

Komente