October 28, 2021

Dalin pamjet, ky është momenti kur shoferi në Vlorë humb kontrollin dhe futet në dyqanin e luleve

Shpërndaje lajmin

ABC ka siguruar pamjet nga momenti kur një drejtues në Vlorë ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në një dyqan lulesh. Aksidenti ndodhi pasditen e së martës në bulevardin “Ismail Qemali”.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, automjeti tip “Golf” shihet teksa ec me shpejtësi e më pas drejtuesi humb kontrollin dhe përfundon brenda në dyqan. Nga aksidenti nuk pati të lënduar kurse dy personat që ndodheshin në të u larguan nga vendi i ngjarjes.

Një qytetare që pa skenën tha për mikrofonin e ABC se pas aksidentit erdhi policia dhe ambulanca por kjo e fundit u largua pasi në automjet nuk ndodhej asnjeri.

“Pashë makinën e futur aty në dyqan. Vjen ambulanca dhe policia. Ambulanca iku bosh sepse nuk kishte njeri në makinë. Ishin dy persona dhe ikën me vrap. Ndodhi aksidenti, zbritën nga makina dhe ikën me vrap.” s.b/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *