Danimarka kufizon udhëtimet nga të gjitha vendet në përpjekje për të kontrolluar virusin

Share

kufi danimarke suedi 280x280 1

Danimarka do të kufizojë udhëtimin nga të gjitha vendet nga 9 janari dhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos shkojnë jashtë vendit, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, në veçanti të mutacioneve më të transmetueshme të gjetura për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut. Masa pason një vendim të kësaj jave për të forcuar më tej një bllokim ekonomik dhe social.

Ministri i Jashtëm, Jeppe Kofod u tha gazetarëve të premten se masat e udhëtimit ishin “një pasojë logjike e masave të brendshme të marra nga qeveria në ditët e fundit”. Autoritetet daneze deri më tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të variantit të koronavirusit të Afrikës së Jugut, por ata vlerësojnë se varianti britanik do të jetë ai dominues në Danimarkë nga mesi i shkurtit.

Nga e premtja, hyrja në Danimarkë do të jetë e kufizuar për njerëzit me një qëllim të besueshëm dhe provë të një testi negativ të koronavirusit jo më të vjetër se 24 orë, tha Ministri i Transportit Benny Engelbrecht në konferencën për shtyp. Kufizimet e udhëtimit do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 17 janar, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch


Share

Komente