Dardanët e duan Elvis Rexhbeçajn

0
Shpërndaje lajmin

Futbollisti i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj pritet të jetë afrimi i ri në radhët e Kosovës.
26-vjeçari që ka luajtur 159 ndeshje në Bundeligë të Gjermanisë, është ende pa përfaqësuese dhe me shumë gjasa do të zgjedhë “Dardanët”.
Në një prononcim për mediat kosovare të dhënë së fundmi në lidhje me Rexhbeçajn, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u shpreh pozitiv në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch.
“Nuk mund të them strikt se do të jetë pjesë e jona, por jemi në bisedime të përafërta. Me të gjithë që i presim kemi pasur biseda që një kohë të gjatë. Presim të jenë pjesë e jona edhe ata. Me Elvis Rexhbeçajn jemi në bisedime. Edhe tjerët lojtarë janë të këtij profili, pasi po mundohemi të krijojmë kushte që të jenë këtu. Ua kemi shprehur interesimin dhe projektin që kemi. Ta shohim se çfarë do të ndodhë. Kërkesa jonë është të vijnë”, deklaroi Ademi.
Rexhbeçaj ka pasaportë të Gjermanisë dhe të Kosovës. Ai shquhet për kilometrat e shumtë që i bën duke vrapuar në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *