Darka e ministrave në Dubai/ Basha vijon me akuza ndaj qeverisë

Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë, duke u shprehur se shqiptarët janë lënë të pashpresë dhe nuk po marrin asnjë ndihmë përball krizës ekonomike dhe shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetin social, Basha shprehete se shqiptarët po kalojnë dimrin e dytë nëpër çadra pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërsa sipas tij ministrat e kabinetit “Rama” darkojnë në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

“Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha./CNA.al


Share

Komente