DASH vlerëson Dvoranin/ Rama: U shkri balta politike që u hodh mbi të

Share

Ish kreu i KED Ardian Dvorani u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit mes 12 personave më të mirë në luftën kundër korrupsionit.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social se ky çmim është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për reformën në drejtësi.

Lidhur me debatin e pak kohëve më parë për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, Rama tha se Dvorani u godit në mënyrë harbute nga presidenti Ilir Meta, duke shtuar se ky vlerësim nga DASH shkriu baltën e imoralitetit politik e mediatik që u hodh mbi të.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkruan Rama./CNA.al

Antikorrupsioni/ Ardian Dvorani mes 12 personave të vlerësuar nga DASH


Share

Komente