“Dashuria e nënës triumfon”- Avokati i lehonës: Ka shumë donatorë për gjobën
Avokati i 25-vjeçares Diana Bahçja tha në një komunikim për mediat pas vendimit të gjykatës për të pezulluar dënimin ndaj saj, se shumë njerëz janë ofruar për të paguar gjobën që i ka mbetur pa paguar.
Avokati u shpreh mirënjohës ndaj mediave që e publikuan gjithë këto ditë rastin, duke u bërë vendimtare në përshpejtimin e këtij vendimi.
“Ne kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetë ofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Duhet të jetë rreth 200 mijë lekë shifra që do të shlyejë. Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i lehonës në Shkodër bashkon deputetet e PS dhe PD në Kuvend: E paligjshme
Del në Gjykatë nëna lehonë: S’kisha dijeni për gjobë, fëmijën e parë s’e kam takuar